Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet i përfshirë në një ngjarje të rëndë. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.
Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan dje shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.