Të paktën gjashtë persona u plagosën në një sulm nga një person i armatosur në një autostradë në periferi të Jerusalemit.
Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, njoftoi shërbimi i ndihmës së parë izraelite.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi agjencia.
Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, autori i sulmit është “neutralizuar”, ndërsa nuk dihet nëse është vrarë apo është arrestuar.