Nga Jorida Tabaku
Në 30 qershor doli fytyra e vërtetë e Ramës!
Askush nuk e kishte menduar se kur PD dogji mandatet do të arrinim në këtë situatë, askush nuk mendoi që djegja e mandateve do të tregonte fytyrën e vërtetë të Ramës e të qeverisë se tij! Sot më shumë se kurrë ka filluar rënia e kësaj bande që për 6 vite i ka marrë frymën shqiptarëve! Ka rritur cdo taksë përtej llogjikës ekonomike, ka varfëruar bizneset, ka rritur varfërinë, ka përqëndruar në duart e pak oligarkëve pranë tij cdo tender e koncesion e ka krijuar shtetin më të korruptuar të Europës!
Me 30 qershor shqiptarët masivisht zgjodhën ta refuzojnë këtë regjim, zgjodhën të bashkohen me opozitën, për shumë arsye. Opozita ka përpara një rrugë të vështirë por sot dicka është e sigurtë, sot shkelësi serial i kushtetutës, ai që ja nxiu faqen Shqipërisë në europë e kudo, ai që mbushi parlamentin me kriminelë është në krizë! Sot qeveria, shteti është në krizë! Krizë të rëndë kushtetuese, sociale dhe ekonomike!
Besoj që për Lulzim Bashën ka qënë rrugë e vështirë dhe ka marrë vendime të vështira, por ato vendime rezultuan me izolimin e qeverisjes dhe treguan fytyren e vertetë të Ramës. Cfarëdo që të bëjnë e shkruajnë mercënarët e Ramës, asgjë se zbeh dot situatën, asgjë si hedh dot poshtë ato që janë arritur në këto muaj nga Basha dhe PD!
PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në një betejë jetikë per demokracinë në Shqipëri. Jam e bindur se shumë shpejt do ta fitojmë këtë betejë, do tu japim shqiptarëve qeverinë që meritojnë dhe një kryeministër që do të punojë për ta. Dhe ky është Lulzim Basha.
Me 8 Korrik do të jemi përsëri bashkë e do të protestojmë bashkë, me 8 korrik ato që refuzuan të shkojnë në votimet farsë e komuniste të bashkon me PD dhe Lulzim Bashën për të rrëzuar këtë sistem, për të larguar Edi Ramën!
Partia Demokratike do dalë më e fortë nga kjo betejë!
Demokracia është mundësia për të guxuar, Partia Demokratike guxoi në 91 dhe në 2019!