BallinaLifestyleDebate dhe xhelozi, si mori fund në “heshtje” lidhja 1-vjeçare e Era...

Debate dhe xhelozi, si mori fund në “heshtje” lidhja 1-vjeçare e Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit! Çifti “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

spot_img
spot_img

Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tye. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi.

Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.

Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

“Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.

Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.

Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull dhe hotel, këto ditë po pushonte edhe kapiteni Rrahmani. Ndonëse futbollisti nuk postoi asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion. Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir.

Megjithatë, vetëm pak kohë më parë. Ishin vetë dy të rinjtë që vendosën që të publikojnë një foto të tyre, për të konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Nga ana tjetër, gjërat u dukën shumë serioze mes tyre, saqë edhe festat e fundvitit i gjetën së bashku, si një çift i afirmuar. Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë.

Por, teksa gjërat dukeshin se po shkonin gjithnjë e më mirë, pa shumë bujë ata kanë shkëputur çdo kontakt. Pas disa përplasjeve, për shkak edhe të largësisë, si Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale. Duke njohur natyrën e tyre diskrete, vështirë se ndonjëri prej tyre do të pranojë të flasë për shkaqet që i çuan në këtë vendim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se mes tyre tashmë nuk ka mbetur më asgjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular