Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë maskat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.