BallinaAktualitetSarajevë, Meta mbron hapur Kosovën, ja si reagon Kryeministrja serbe

Sarajevë, Meta mbron hapur Kosovën, ja si reagon Kryeministrja serbe

spot_img
spot_img

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili merr pjesë sot në Samitin e SEECP në Sarajevë, ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova nuk ka marrë pjesë në të. Meta ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, një deklaratë kjo që ka ngjallur reagimin e ashpër të Anna Brnabic, kryeministres serbe.

Kujtojmë se Kosova e refuzoi ftesën “si denigruese”, që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës dhe Kosova vetë  përcaktohej si e panjohur nga disa shtete.

Sot, pas fjalimit të Metës, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e mori fjalën menjëherë për t’iu kundërpërgjigjur Presidentit të Shqipërisë: “Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, –  dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka shtuar ajo me ironi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular