BallinaKronikeMisteri i ngjarjes në Dhërmi: Autori dhe viktima ishin shokë dhe kishin...

Misteri i ngjarjes në Dhërmi: Autori dhe viktima ishin shokë dhe kishin jetuar në Angli. Përse policia dyshon se Eraldo Nevruzi është vrarë

spot_img
spot_img

Gerald Shehu, 43 vjeç, dyshohet se pak pas mesnatës së kësaj të enjteje qëlloi me armë 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi. Ngjarja ndodhi në një hotel në Dhërmi, aty ku i riu nga Tirana punonte si recepsionist.

Raportohet se Shehu dhe Nevruzi kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Ata mësohet se kishin jetuar në Angli dhe kohët e fundit ishin kthyer në vendlindje për të hapur biznes së bashku.

Por përse policia dyshon se 31-vjeçari Nevruzi është vrarë, në një kohë kur trupi i tij nuk është gjetur ende?

Paraprakisht, raportohet se ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të hotelit. Policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje për shkak të dëshmive në vendin e ngjarjes që thonë se janë dëgjuar dy të shtëna.

Po ashtu gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes shtojnë edhe më shumë dyshimet se recepsionisti është ekzekutuar.

Autoritetet mësohet se kanë në dorë edhe pamjet filmike, por të paktën deri më tani nuk rezulton të jetë zbuluar mënyra sesi është larguar 31-vjeçari nga hoteli.

Në lidhje me ngjarjen, mësohet se janë marrë në pyetje të paktën 29 persona. Autoritetet besojnë se 43-vjeçari Gerald Shehu mund të jetë larguar drejt Greqisë.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten momentalisht mister. Dyshimet janë se ajo mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që lidheshin me biznesin, pra hotelin ku ndodhi dhe ngjarja.

Viktima Eraldo Nevruzi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular