BallinaSociale“Ndihma e parë, esenciale”- Brataj për arrestin kardiak: Shtypja e gjoksit mund...

“Ndihma e parë, esenciale”- Brataj për arrestin kardiak: Shtypja e gjoksit mund ta mbajë zemrën në jetë! Mjeku Nona: Sa më shumë minuta kalojnë, aq më të vogla janë shanset për të shpëtuar

Ndihma e parë ndaj një personi që pëson arrest kardiak, është esenciale, ka thënë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Në studion e News24, Brataj tha gjithashtu se me shumë rëndësi është shtypja e gjoksit, për të mbajtur zemrën në punë.

“3000 vdekje të papritura ndodhin çdo vit në Shqipëri. Duhet që të bëjmë kontrolle të shpeshta te mjekët, sepse mund ta kemi të trashëguar.

Kur ndodh një arrest kardiak, ndihma e parë është esenciale. Është e rëndësishme përhapja e kulturës së ndihmës së parë dhe masazhit kardiak. Edhe shtypja e gjoksit mund ta mbajë zemrën në jetë”, tha Brataj.

Nga ana tjetër, mjeku Alfred Nona deklaroi se sa më shumë minuta që kalojnë nga momenti i arrestit kardiak, aq më shumë ulet mundësia që pacienti të shërohet.

“Arresti kardiak është pushimi i zemrës e thënë me fjalë të thjeshta. Zemra ka një aktivitet elektrik. Ka raste që edhe kur pacienti shpëton, mund të ketë pasoja. Sa më shumë minuta kalojnë nga arresti kardiak, ulet mundësia për të shpëtuar. Nëse pacientit i ndodh arresti kardiak në spital, mundësitë për të shpëtuar janë më të larta”, tha mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular