BallinaKronikeNën hetim nga SPAK, Benet Beci u “tradhtua” nga telefoni i gruas...

Nën hetim nga SPAK, Benet Beci u “tradhtua” nga telefoni i gruas së Evis Berberit! Çfarë zbuluan prokurorët

spot_img
spot_img

Telefoni që iu sekuestrua bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, i cili u arrestua nën dyshimet për korrupsion, i hapi telashe me drejtësinë edhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se gjatë hetimeve për Evis Berberin, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e ish-kreut të ARRSH-së dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së.

Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Berberit ka qenë zyrtare e Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare dhe në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë.

Pas sigurimit të këtyre të dhënave, SPAK thirri në pyetje dhe më pas I komunikoi kryebashkiakut se është nën hetim, ndërsa janë marrë dëshmitë e dhjetëra zyrtarëve e ish-zyrtarëve të KESH.

Burimet thonë se veç Benet Becit nën hetim janë dhe persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KESH në jo pak raste është vënë në qendër të akuzave për çmime apo kontrata abuzive për shitblerjen e energjisë. Hetimi pritet të hedhë dritë mbi implikimin e zyrtarëve, por edhe dëmin që mund ti jetë shkaktuar buxhetit të shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular