BallinaKryesoreZbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 Qershorin. PD-prokurorisë: Heto krimet elektorale...

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 Qershorin. PD-prokurorisë: Heto krimet elektorale të 30 Qershorit

spot_img
spot_img

• Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 Qershorin. PD-prokurorisë: Heto krimet elektorale të 30 Qershorit.

 

• PD kallëzon në prokurori anëtarët e KQZ, komisionerët e PS dhe zyrtarë të lartë për krimet e kryera para, gjatë dhe pas 30 Qershorit

 

• PD i kërkon Kryeprokurores Arta Marku të mos pengojë hetimet për krimet elektorale të 30 Qershorit

 

Partia Demokratike i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës.

 

Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

 

Letra e numrit 2 të PD-së shpreh hapur mosbesimin e opozitës për PPP Arta Marku, për shkak të zgjedhjes së saj antikushtetuese nga qeveria e Edi Ramës.

 

“Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra.” – thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

 

Duke akuzuar PPP Arta Marku se është bërë mburojë politike për krimet e qeverisë edhe me votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, PD rendit të gjitha shkeljet e ligjit, të vëna në dukje prej saj, nga media, misioni ODIHR-it para, gjatë dhe pas 30 Qershorit, si presioni ndaj punonjësve të administratës shtetërore, blerja e votave, mbushja e kutive të votimit, shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nga 4 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve etj.

 

“Të vetmit që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë asgjë nga krimet e mësipërme janë prokurorët e Republikës, që duhet të ishin në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.“ – thuhet në letrën e Partisë Demokratike.

 

Për të treguar se deri ku shkon nënshtrimi i prokurorisë ndaj qeverisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, nxjerr në pah mosveprimet e prokurorisë për dosjet e krimeve zgjedhore dhe pasojat për vendin.

 

“Mosveprimi i prokurorisë për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur. Ai ka prodhuar pasoja të rënda për demokracinë, duke kaluar nga një masakër elektorale tek një tjetër. Në dijeninë tonë, deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017, si Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu etj. “- thuhët në letër.

 

Megjithëse ka sjellë disa argumenta se PPP Arta Marku ka injoruar detyrimet e veta kushtetuese, PD nuk ka hequr dorë nga mundësia për ta vënë zonjën Marku para përgjegjësisë për të vepruar, duke i paraqitur, siç thuhet në letër, “disa indicie publike për krimet e reja zgjedhore.”.

 

Këto janë 7 pika kyçe që rrëzojnë si të paligjshëm 30 Qershorin.

 

I. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.

II. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.

III. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve

IIII. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.

V. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

VI. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.

VII. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

 

Të gjitha këto indicie janë të shpjeguara me detaje për shkeljet ligjore të konsumuara gjatë, para dhe pas 30 Qershorit. Ato përfshijnë 9 vepra penale dhe të gjitha bashkë dënohen nga 31-45 vjet burg.

 

1. Shpërdorimi i detyrës

2. Fallsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

3. Shkelja e fshehtësisë së votimit

4. Votimi më shumë se 1 herë ose pa u identifikuar

5. Korrupsioni aktiv në zgjedhje

6. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

7. Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

8. Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

 

Në letrën për PPP Arta Marku, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e identifikon atë si një mekanizëm frike që përdoret nga pushteti kundër prokurorëve për të mos hetuar krimet zgjedhore dhe krimet e tjera të qeverisë Rama. “Ju, jeni provuar në mënyrë të vijueshme, si zyrtari publik që, për llogari të pushtetit të shefit tuaj politik, Edi Rama, ushtroni presion të paligjshëm nëpërmjet transferimeve të paligjshme, vlerësimeve negative profesionale për efekt të vettingut, inspektimeve disiplinore etj. në mënyrë që prokurorët t’i binden urdhrave dhe porosive të paligjshme.”-vëren në letër zoti Bardhi për t’i shpjeguar PPP Arta Marku përse kërkesa për lejimin e hetimeve po i adresohej asaj.

 

Në letrën dërguar për dijeni edhe shefes së Misionit të ODIHR-it, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nxit PPP Arta Marku t’i shërbejë interesit publik dhe axhendës europiane të vendit përpara axhendës së saj personale, duke I dhënë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet.

 

“Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare.”- mbyllet letra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmet Bardhi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular