Edhe trashëgimtari i fronit mbretëror, Princ Leka II reagon pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe thirrjes së tij në Gjykatën e Hagës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leka Zogu shpreh konsideratën e tij të thellë për familjen Haradinaj, ndërsa shton se, me përmasat e saj kombëtare, ajo është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët shqiptarë.
Si gjithnje trimeria dhe guximi ka qene dhe eshte tipari me dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurine i japin asaj permasa kombetare, madje edhe me gjere, duke u bere shembull frymezimi per gjithe politikanet shqiptare kudo qe ata ndodhen.
Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjen e pergjegjesise per detyrimet qe ka çdo shqiptar per Atdheun dhe kombin e tij