Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel, më datë 24 nëntor një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Londër, në kuadër të turit të diasporës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.
Kreu i qeverisë thekson se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.
Ky është takimi i radhës i kryeministrit, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Më herët Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi (dy herë), në Itali dhe në SHBA.