BallinaAktualitet“SPAK po heton Flamur Nokën dhe Asllan Dogjanin për pasurinë”, Paloka: Mua...

“SPAK po heton Flamur Nokën dhe Asllan Dogjanin për pasurinë”, Paloka: Mua më thirrën tre herë për…

spot_img
spot_img

Edi Paloka deklaroi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 se SPAK po heton disa deputetë të PD. Ai përmendi se Prokuroria e Posaçme po kryen hetime për deklarim pasurie ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetit Asllan Dogjani.

Paloka tha se edhe ai vetë është thirrur në SPAK. Nga ana tjetër, deputeti demokrat shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk heton kryeministrin Edi Rama për shtëpinë në Surrel edhe pse ka deklaruar, sipas tij, vetëm 3 mijë dollarë pasuri.

Edi Paloka: Shumica e deputetëve të PD janë të thirrur në SPAK për arsye nga më absurdet. Thirret për deklarim pasurie Asllan Dogjani për një deklarim pasurie dhe dihet si e ka. Flamur Noka për një shtëpi. Ndërsa ai tjetri jeton në saraje, ka deklaruar 3 mijë dollarë pasuri dhe jeton në një pallat sa një miliarder perëndimor dhe nuk shqetësohet njeri, udhëton me charter, jep deklarata nga më idiotet. Ka një persekutim ndaj deputetëve të PD. 

Nisida Tufa: Ju nuk keni shkuar në SPAK?

Edi Paloka: Unë në SPAK? Mua më kanë thirrur tre herë për goditje ndaj policisë, për lloj lloj arsyeje… Po më thirrën edhe mua për pasurinë që s’kam firmosur një ditë në shtet, edhe atë mund ta bëjnë…mund të më thonë ndonjë ditë pse nuk kalova te vijat e bardha, të më rreshtojnë edhe mua. Por e thash, kam qenë edhe unë. Njëherë më akuzoi Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular