BallinaAktualitetKullë 110 milionë euro tek ish-godina e ATSH-së, qeveria hap tenderin

Kullë 110 milionë euro tek ish-godina e ATSH-së, qeveria hap tenderin

spot_img
spot_img

Në truallin dhe godinën e stërmadhe shtetërore, ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë ka qenë Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Ministria e Mjedisit, do të ndërtohet një kullë gjigande. Qeveria ka hapur tenderin për t’ia dhënë truallin dhe godinën një firme private, ku në këmbim do të marrë një përqindje nga ndërtimi.

Por, ajo që bie në sy është se kjo pronë shtetërore, ngjitur me Bulevardin “Zhan Dark”, shumë afër me qendrën, do të kthehet në një godinë e stërmadhe, e cila pritet që të administrohet nga firma private.


Ende nuk ka detaje se si do të ndahet prona, por ajo që bie në sy është se privati do të ndërtojë plot 87 mijë m2, me një kosto plot 110 milionë euro. Duke parë edhe vlerën e lartë të metrit katror, atëherë fitimet që do të marrë privati do të jenë të jashtëzakonshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular