Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Greqi shqiptarët kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Mediat në shtetin helen raportojnë se shqiptarët që jetojnë aty kanë mbushur rrugët dhe sheshin kryesor në Athinë para Parlamentit.
Me flamuj kuqezi dhe këngët patriotike ata kanë festuar në sheshin “Syntagma” 112-vjetorin e Pavarësisë.
Sipas mediave greke, numri i qytetarëve shqiptarë ka qenë i shumtë, ndërsa ka pasur edhe prani të forcave policore për të shmangur çdo tension.