BallinaBota“Politico” shpall Giorgia Melonin si njeriun më të fuqishëm të Europës

“Politico” shpall Giorgia Melonin si njeriun më të fuqishëm të Europës

spot_img
spot_img

Giorgia Meloni është “personi më i fuqishëm në Evropë” sipas renditjes së vitit 2025 të edicionit evropian të revistës amerikane “Politico“. Ajo lë pas shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, por edhe Vladimir Putin dhe Papa Francesku.

“Kë duhet të telefonosh nëse do të flasësh me Evropën? Nëse je Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një këshilltar kryesor i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, numri që ai të jep i përket Giorgia Melonit”, – nis artikulli kushtuar kryeministres italiane.

“Në më pak se një dekadë, liderja e partisë së krahut të djathtë “Vëllezërit e Italisë” ka kaluar nga një ultranacionaliste në kryeministre të Italisë, duke u përcaktuar si një figurë me të cilën Brukseli dhe tani Uashingtoni, mund të bëjnë biznes”. Prandaj “Politico” i ka njohur merita të mëdha Giorgia Melonit duke e zgjedhur atë “lideren më konkrete në BE” që në nëntor 2023.

Sipas “Politico” Meloni “kapi titujt botërorë të lajmeve duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali, por pakkush e kishte parashikuar qëndrimin e saj të gjatë në pushtet”. Analistët sipas shkrimit “besonin se lufta e brendshme do të ndante në mënyrë të pashmangshme koalicionin e saj qeverisës të krahut të djathtë dhe nuk kishte entuziazëm për të në Bruksel.

Por gjatë dy viteve të fundit Meloni e ka konsoliduar qeverinë e saj si një nga më të qëndrueshmet në Itali. Megjithëse vendi është rënduar nga një borxh publik i barabartë me 137% të PBB-së, parashikimet ekonomike nuk janë aq të zymta sa të trembin investitorët e huaj, të cilët shohin një klimë politike jashtëzakonisht të qetë”.

Stabiliteti i qeverisë italiane “ka habitur vëzhguesit ndërkombëtarë, deri në atë pikë sa shumë nuk e kanë vënë re regresin demokratik, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes, që ka ndodhur nën Melonin” – thuhet në shkrimin e “Politico”. “Teksa Meloni konsolidon fuqinë e saj në shtëpi, ajo punon shumë për të bindur udhëheqësit e BE-së se është një partnere e besueshme për çështje kyçe si Ukraina dhe menaxhimi i migracionit. Meloni balancoi me mjeshtëri pozicionimin e saj ideologjik.”

Ngritja e Giorgia Melonit përkon me një rishikim në mbarë Evropën të krizës së migracionit dhe politikanët kanë shfrytëzuar me zgjuarsi imazhin e saj të moderuar “për të drejtuar BE-në drejt qasjes së saj të preferuar ndaj çështjes”, – thekson revista. Këtu përmendet edhe marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët.

“Kohët e fundit, ajo ka nisur një plan të guximshëm për të transferuar në Shqipëri emigrantë e ndaluar pa dokumente. Gjyqtarët italianë kanë argumetuar sistematikisht se skema është e paligjshme dhe kanë urdhëruar kthimin e azilkërkuesve të deportuar në vendin ballkanik” – thuhet në shkrim.

“Në nëntor, kryeministrja dukej se pranoi humbjen, duke tërhequr dhjetëra oficerë të policisë italiane dhe punonjës socialë që ishin dërguar në qendrat e zbrazëta të paraburgimit. As dështimi i dukshëm i skemës, as fakti që idetë e kryeministres italiane nuk janë domosdoshmërisht të reja, nuk i kanë penguar liderët evropianë të shohin me admirim “modelin Meloni” – citon Politico.

Kryeministrja italiane duket se “po përfiton nga një vakum pushteti” në Gjermani dhe në Francë që të zbatojë politikat e saj. “Rizgjedhja e Trump mund t’i japë Melonit një shtysë të mëtejshme” theksojnë reporterët. “Statura e Melonit në Evropë përfiton nga perceptimi se ai është pjesë e një fenomeni të suksesshëm politik, një lëvizje globale e populistëve ultra-nacionalistë. Dhe suksesi i saj në normalizimin e pranisë së tyre në krye të strukturës së pushtetit mund të shërbejë si model edhe për figura të tilla si liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen”.

Deri më tani Meloni “ka ushtruar ndikimin e saj kryesisht në Itali. Pyetja tani është nëse ajo do të fillojë të ushtrojë pushtetin e saj në nivel ndërkombëtar dhe nëse – me një erë të re që fryn nga Atlantiku – do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucione të tilla si BE dhe NATO, ose nëse, siç sugjeron Steve Bannon, do të kthehet në rrënjët e tij të djathta dhe do të sfidojë status quo-në” – përfundon artikulli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular