VIDEO/ “Mbulo flokët nëse do të bësh foto me mua”, gjesti i kreut të grupit rebel në Siri bëhet viral

0
87

Udhëheqësi i grupit rebel sirian që rrëzoi nga pushteti Assadin, Abu Mohammad al-Jolani, është përfshirë në një situatë që ka shkaktuar shumë diskutime.

Teksa po vizitonte një kamp refugjatës në veri të vendit, një grua e re u afrua duke i thënë se dëshironte të bënte një fotografi me të. 

Por siç shihet edhe në video al-Jolani i kërkoi gruas që fillimisht të mbulonte flokët para se të bënin foto.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, duke nxitur debate për normat fetare dhe sociale në territoret e kontrolluara nga grupi rebel sirian “HTS”.

Disa e kanë interpretuar këtë veprim si një shembull të politikave konservatore të grupit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një kërkesë personale e lidhur me bindjet fetare të al-Joulanit.