Nedim Bajrami ka shënuar në Skoci për Rejnxhërs. Lojtari i Kombëtares shqiptare e ka bërë kundër Sëlltik në finalen e Kupës së Ligës, ndërsa festa me shqiponjë nuk mungoi.
Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë, kur Bajrami nisi përfitoi nga një gabim në mesfushën e Sëlltik. Në kundërsulmin e rrezikshëm të krijuar pikërisht nga ai, mori pjesë Igamen. Sulmuesi i Sëlltik nuk mendoi dy herë por goditi, ndërsa topi u prit nga portieri i Sëlltik.
Aty ishte Bajrami që përfitoi sërish, për të dërguar tifozët e Rejnxhërs në festë. Kjo ndeshje luhet në “Hampden Park” dhe vlen shumë për tifozët, pasi kjo ndeshje është pikërisht një nga derbit më të ndezur dhe me histori në Europë.
Goli i Nedim Bajramit: (VIDEO)