BallinaKronikeEMRAT/Shpërthim i fuqishëm në autostradën Tiranë-Durrës, një vdes dy plagosen

EMRAT/Shpërthim i fuqishëm në autostradën Tiranë-Durrës, një vdes dy plagosen

spot_img
spot_img

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, duke i marrë jetën një punëtori të një firme private ndërtimi dhe plagosur dy të tjerë.

Mësohet se viktima është Gjergji Sula. Ai dhe dy punëtorë të tjerë, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku ranë në kontakt me rrymën elektrike në transformator. Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, kurse punëtori tjetër jashtë rrezikut për jetën, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.

Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku punëtorë të kësaj firme kanë tentuar të shkëpusin rrymën elektrike ne linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular