BallinaAktualitetTeatri/ Guljelm Radoja mesazh të fortë: Pse u shite kolegu im?

Teatri/ Guljelm Radoja mesazh të fortë: Pse u shite kolegu im?

spot_img
spot_img

Aktori i njohur i qindra roleve, artisti i merituar Guljelm Radoja ka dhënë një mesazh të fortë sot, në qëndresën e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Radoja, i cili është rreshtuar krah tyre ka folur para qytetarëve duke iu drejtuar edhe kolegëve të tij që dikur e kundërshtuan shembjen por më pas u deklaruan pro saj.

Radoja iu kërkoi artistëve e qytetarëve që kauza e Teatrit të mos politizohet dhe iu bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, duke iu referuar madje dhe aktorit të madh Robert Ndrenika, ndonëse nuk e përmendi me emër.

MESAZHI I PLOTË
Meqë përfaqësoj Durrësin po them ca gjëra. Para ca kohësh dola këtu dhe thashë 3 fjalë. Ky vend nuk është i joni, ky vend është juaji. E dyta thashë me plot bindje se nuk do të fitojnë ata, do të fitojë qytetaria. Do të fitojë ai spektator, ai qytetar që e do artin. Ajo e djeshmja qe turpi më i madh. Ishte turpi i atyre që e bënë. Vetë fakti që u zbythën, tregoi se e kanë mbushur zullumin.

Çdo parti ka politikat e veta dhe do të fitojë kredibilitete me diçka. Unë i përkas kësaj të djathte, jam një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por duke e parë veten në pasqyrë e pashë që unë nuk jam për politikë, vota ime shkon atje ku shkon por nuk më pëlqen që ne të bëhemi një tip kukulle që futemi në sqetullën e cilësdo aleancë, e cilësdo parti. Jo! Teatri është i depolitizuar, është i qytetarëve jo partive. Ata që kanë firmosur paktin, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.

90% dolën të majtë dhe ca kokrra dolën të djathtë. Ia arritën kësaj dite. Ia arriti sepse unë do t’i referohem Shekspirit. Fatkeqësisht ne jemi karaktere të butë, karaktere që manipulohemi. Dhe kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi, i tha dikujt: ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’. Po pse shkele mo mik? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

Secili prej nesh këtu kur lan faqet në mëngjes sheh veten dhe thotë një fjalë: Sa dinjitoz qesh dje, pse të isha qesharak dje. Unë që flas jam pensionist, kam 10 vjet në pension, i marr këtij shteti aq sa më jep. Pse u shite miku im? Pse u shite kolegu im? Çfarë pakti bërë me djallin ti që shkele mbi dinjitetin? Mirë njerëzor, po artistik? Ku është? Unë jam në Durrës, banoj në Durrës, vij rrallë por jam me ju. Iu them gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike. Ne jemi ne, teatri është teatër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular