HomeKryesoreKQZ "pengon" regjistrimin, pse i druhen rikthimit të Bashës. Endri Hasa: Do...

KQZ “pengon” regjistrimin, pse i druhen rikthimit të Bashës. Endri Hasa: Do jemi në zgjedhje si alternativa më e mirë përballë koalicionit anti-SPAK

spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ regjistron 49 subjekte politike, bie kërkesa e PD-së për Diasporën

KQZ ka regjistruar deri më sot 49 subjekte politike për zgjedhjet e 11 majit. Është shtyrë afati për dy parti, mes të cilëve edhe partia që do të udhëhiqet nga Lulzim Basha, çka tregon sipas demokratëve të moderuar se klasa e vjetër politike i druhet rikthimit të tij të bujshëm.  

Mësohet se deri më sot 49 subjekteve politike u është aprovuar kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Partia e Demokratëve Euroatlantikë, me përfaqësues  Endri Hasën, e cila do të udhëhiqet në zgjedhje nga Basha, nuk është pranuar nga KQZ dhe është kthyer me pretekstin se nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.   

Kurse partia tjetër MEGA e minoritetit grek, është përballur me probleme juridike.

Për këtë shkak, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dakordësoi datën 3 mars si afat përfundimtar.

“Për t’ju dhënë mundësi për të marrë vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku të pasqyrohen të gjitha ndryshimet në organet drejtuese të kësaj partie politike. Afati është deri ditën e hënë, se pastaj përfundon edhe afati për regjistrimin e koalicioneve,” u shpreh Celibashi.

Me këto dy forca, numri i partive politike pjesëmarrëse në garë shkon gjithsej në 51.

Më herët pati dhe një mbledhje të Komisionit Rregullator në KQZ. Me 3 vota kundër dhe 2 pro u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila ngulmoi që në parlamentaret e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë pa një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

Kujtojmë se teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar i shqiptarëve nga diaspora për t’u regjistruar në platformën elektronike për 11 maji, numri i të regjistruarve ka kaluar 231 mijë.

Për të shmangur keqinformimin dhe spekulimet e disa portaleve, ju informoj se çështja proceduriale që çoi në shtyrjen e afatit të regjistrimit të Koalicionit Euroatlantik, do të zgjidhet në përputhje me ligjin, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ-ja. Koalicioni Euroatlantik do të jetë në zgjedhje, si alternativa më e mirë përballë koalicionit anti-SPAK, që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka larguar rininë nga vendi.
Shqipëria meriton më shumë”
– eshte reagimi i partise Koalicioni Euroatlantik te drejtuar nga Endri Hasa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular