HomeEkonomiKriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1%! Efektet negative...

Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1%! Efektet negative që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë

spot_img

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Raporti i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur INSTAT nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë të dhënë për treguesit e punësimit më 2024, pasi siç kanë shpjeguar burimet zyrtare po integrohen të dhënat e cens 2023 në Anketën e Forcës së Punës.

Rënia e të punësuarve shpjegohet edhe me zhvillimet në ekonominë reale, ku një seri biznesesh në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën si rrjedhojë e efekteve negative në të ardhura që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë.

Ministria e Financave parashikon që edhe në periudhën afatmesme punësimi të ketë ecuri të dobët.

“Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.1% në vit gjatë viteve 2026-2028”, thuhet në Kuadrin e ri makroekonomik.

Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërkohë që trendet negative demografike (të vërejtura prej disa vitesh tashmë) pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregat të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë dinamikën e perspektivës afatmesme të sektorëve kryesorë të aktivitetit ekonomik, kryesisht në turizëm dhe në ndërtim.

Shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Ndërkohë pritet që punësimi në afatin e mesëm të jetë së paku jo në rritje negative (në nivele mjaft të moderuara, por gjithsesi ende pozitiv), në reflektim të efekteve të kundërta të rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga njëra anë dhe trendeve negative demografike nga ana tjetër.

Produktiviteti i përgjithshëm i punës të vijojë të përmirësohet gjatë 2026-2028 dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm i gjenerimit të rritjes ekonomike në afatin e mesëm, analizon Ministra e Financave.

Qeveria pret që punësimi të përqendrohet drejt sektorëve me produktivitet relativ më të lartë, duke reflektuar përmirësimet teknologjike në ekonomi.

Tregu i punës në vendin tonë mbetet problematik, me informalitet të lartë dhe është i përqendruar në sektorë që nuk ofrojnë paga të larta. Gjithashtu ka norma të larta të papunësisë tek të rinjtë dhe angazhim të ulët të femrave në forcën e punës.

Ndërmjet sistemeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës ka një hendek që vjen e zhvillohet çdo ditë. Mijëra të rinj diplomohen çdo vit, për të cilat tregu vendas i punës nuk ka nevojë, teksa ekonomia po rrit përqendrimin në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim./ Monitor

g3
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular