Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka” të Tiranës, është gjetur pa shenja jete një shtetase e huaj, rreth 30 vjeçe, në banesën që ajo kishte marrë me qira.
Gjatë verifikimit të trupit, janë konstatuar plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore për të sqaruar më tej shkaqet e vdekjes
Grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.