Në debatin që vazhdon për legjimitetin apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kryetarëve të bashkive të emëruar nga Rilindja pa garë, që po uzurpojnë me çdo mjet dhe natën zyrat, ka ndërhyrë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Sipas tij, pa ligjshmëria, goditja e Kushtetutës, deformimi i demokracisë e ka “jetën” e shkurtër dhe se shumë shpejt, do të zhvillohen zgjedhje të vërteta në vend.
Statusi i plotë në FB, i Tritan Shehut
Përmeti njeh për Kryetar vetëm Z.Niko Shupuli. Dropulli njeh për Kryetar vetëm Z.Arqile Deçka.
Askush nuk mund t’i zëvendësojë këta njerëz të nderuar, drejtues të përkushtuar në postet e tyre të ligjshme nëpërmjet një farse elektorale, ku morrën pjesë veçse një grusht militantësh si dhe të tjerë të detyruar, të cilët patën kurajon t’i përgjigjen presionit me qindra fletë votimi të pa vlefshme.
Pa ligjshmëria, goditja e Kushtetutës, deformimi i demokracisë e ka “jetën” e shkurtër.
Shumë shpejt “uzurpuesit” do të detyrohen të braktisin në panik “karriket” e tyre të rrëmbyera.
Shumë shpejt zgjedhjet e vërteta do të kthejnë në shërbim të atyre komuniteteve me vlera të mëdha koshiencë e qytetarë, kulturë, respekti për ligjin e demokracinë, kryetarët e tyre të vërtetë të nderuar dhe të respektuar.