BallinaTe tjeraDoktorët gjejnë 526 dhëmbë në gojën e një 7 vjeçari në Indi

Doktorët gjejnë 526 dhëmbë në gojën e një 7 vjeçari në Indi

spot_img
spot_img

Një djalosh 7 vjeçar i cili po ankonte nga dhimbja e nofullës, i janë gjetur 526 dhëmbë brenda gojës së tij, thotë spitali në Indi ku edhe ishte trajtuar.

Djali ishte pranuar në spital muajin e kaluar në qytetin jugor të Chennait për shkak të dhimbjes në molaret e tij në anën e djathtë të pjesës së poshtme, transmeton Koha.net.

Kur doktorët skanuan gojën e tij, ata gjeten një qeskë në pjesën e poshtme të mbushur me “dhëmbë anormal” tha Prathiba Ramani, drejtuesja e Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe Spitalin Stomatologjik Saveetha.

Derisa intervenimi për heqjen e dhëmbëve ndodhi muajin e kaluar, doktorëve iu është dashur kohë që të ekzaminojnë secilin dhëmbë para se të konfirmojnë gjetjet e tyre.

Pasi që gjetën qeskën, dy doktorët e hoqën atë nga goja e 7 vjeçarit. Grupit të Ramanit iu deshën 4 deri në 5 orë të zbrazin qeskën, të konfirmojnë dhe zbulojnë qindra dhëmbë, transmeton CNN.

“Aty ishin 526 dhëmbë nga 0.1 milimetër deri në 15 milimetra. Edhe dhëmbi më i vogël kishte kurorë dhe rrënjë”, tha ajo.

Djali ishte liruar tri ditë pas operimit dhe ai është pritur që të shërohet plotësisht tha Ramani.

Ajo tha se ajo që shkaktoi gjendjen është e paqartë, por mund të jetë gjenetike ose mund të jetë për shkak të faktorëve mjedisorë si rrezatimi.

Prindërit e tij iu thanë mjekëve se kishin vërejtur ënjtje në nofullën e tij kur ishte 3 vjeç, por ata nuk mund të bënin shumë për këtë sepse ai nuk do të qëndronte i qetë ose nuk do t’i lejonte mjekët ta ekzaminonin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular