Nga Bujar Vreto
Demokratet dhe njerëzit e lire te Librazhdit me te vendosur se kurrë për te rrezuar, hajdutet e votave, hajdutet e taksave, hajdutet e lirisë dhe vrasësit e shpresës
Librazhdasit janë zhgënjyer nga kameleoni i mashtrimeve, nga njeriu qe për 20 vjet u ka marre votën me 50 000 lekësha, me dekodera, vaj, sheqer e miell. Kameleoni i mashtrimit anatemoi për 8 vjet qeverinë e z. Berisha se spo bën asgjë për Librazhdin edhe pse km rruge u shtruan me asfalt, u ndërtuan e rikonstruktuan shkolla e spitale, u dyfishuan pagat e pensionet, biznesi fitoi imunitet dhe stabilitet ne raport me qytetarin dhe administratën tatimore si dhe po investonte ne fusha te ndryshme. Investimet dhanë impakt ne rritjen ekonomike, krijuan garanci për popullatën dhe shprese për rininë.
Por 2013-ta solli ne pushtet Kameleonët e mashtrimeve se do hapim 300 000 vende pune, se do shkurtojmë administratën dhe paratë do i investojnë, do subvencionojmë bujqësinë, ne fakt ulen hënën ne toke por çfarë ndodhi?
Jo vetëm qe nuk hapen vende pune por për 5 vjet larguan 500 000 shqiptar dhe shkretuan vendin, shtuan administratën me rreth 30% ose 40 000 rrogëtar militante (parazite) me shume, shkatërruan bujqësinë sepse e mbollën kanabis vendin dhe si rrjedhoje ç’balancuan ekonomin dhe falimentuan biznesin e ligjshëm. Parave te pista te kameleonëve te mashtrimit (rilindasve) ju bashkuan edhe disa pisanjoze e lëpirës qe rropën PD-ne e tashme te bashkuar si sekt, po shkatërrojnë sistemin demokratik duke dhunuar lirinë dhe instaluar autokracinë.
Librazhdasit me te bindur se kurrë do vërshojnë drejt Tiranes me 16 mars per te mbrojtur demokracinë dhe larguar kleptokracine. Opozita tashme është bashkuar me popullin dhe askush nga lëpirësit e Gramoz Rucit, nuk mund te flasë ne emër te saj, por te jene te bindur se turpin do ja leme personalitetit te tyre dhe historisë, ndërsa për pabesinë do marrin ndëshkimin e shoqërisë.
Librazhdasit nuk ndalen… Përpara te çlirojmë vendin nga mafia.. Autori është kryetar i PD Librazhd