Sapo është hedhur në Monaco shorti i fazës me grupe të Champions League 2019-20. Një short që ka qenë i pamëshirshëm me Inter-in, por jo dhe aq me ekipet e tjera favorite.
Grupi A
Paris SG
Real Madrid
Club Brugge
Galatasaray
Grupi B
Bayern
Tottenham
Olympiacos
Crvena Zvezda
Grupi C
Man City
Shakhtar
Dinamo Zagreb
Atalanta
Grupi D
Juventus
Atletico Madrid
Bayer Leverkusen
Lokomotiv Moscow
Grupi E
Liverpool
Napoli
Slazburg
Genk
Grupi F
Barcelona
Dortmund
Inter
Slavia Prague
Grupi G
Zenit
Benfica
Lyon
Leipzig
Grupi H
Chelsea
Ajax
Valencia
Lille
KALENDARI
Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen të martën dhe të mërkurën, 17 e 18 shtator, ato të xhiros së dytë më 1 dhe 2 tetor, të xhiros së tretë më 22 dhe 23 tetor, të xhiros së katërt më 5 dhe 6 nëntor, të pestës më 26 dhe 27 nëntor dhe të gjashtës më 10 dhe 11 dhjetor.
Shorti për raundin pasardhës do të hidhet më 16 dhjetor. Ndeshjet e para të 1/16 finale do të luhen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt 2019, ndërsa ato të kthimit më 10, 11, 17 dhe 18 mars. Më 20 mars, UEFA do të hedhë shortin për çerek dhe gjysmëfinalet. Ndeshjet e para të raundit çerekfinal do të luhen më 7 dhe 8 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë.
Gjysmëfinalet do të luhen më 28 dhe 29 prill, ndërsa kthimi më 5 dhe 6 maj. Finalja është përcaktuar të zhvillohet të shtunën e 30 majit në stadiumin olimpik “Atatürk” të Stambollit.