Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi do të takohen nsot me delegacionin e Komisionit të Venecias.
Delegacioni ndodhet në Tiranë për çështjen e pronave. Ndërkohë PD njofton se pas takimit do ketë edhe një konferencë për shtyp.
Njoftimi i zyrës së shtypit të PD:
Neser, e enjte, ora 08.15, perfaqesuesit e Partise Demokratike Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi takohen me delegacionin e Komisionit te Venecias, i cili eshte ne Tirane per ceshtjen e pronave.
Pas takimit, do te kete nje deklarate nga perfaqesuesit e PD ne hotel Tirana.