BallinaAktualitetBaza ajrore në Kuçovë do shërbejë për NATO-n si pikë ... karburanti

Baza ajrore në Kuçovë do shërbejë për NATO-n si pikë … karburanti

spot_img
spot_img

Dikur pjesë e Paktit të Varshavës, Shqipëria do të mirëpresë së shpejti një bazë ajrore të NATO-s

The Economist

Duke fluturuar në formacion perfekt, ata rrotullohen mbi pistë përpara se të prekin tokën. Për momentin, këto pëllumba janë të vetmit që përdorin aktivisht bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Por jo për shumë kohë.

Në fillim të vitit të ardhshëm, makineritë e rënda pritet të lëvizin për të kthyer këtë bazë ajrore të heshtur në një bazë të NATO-s. Shtatëdhjetë e një avionë të ndryshkur dhe të prishur sovjetikë dhe kinezë do të largohen prej këtu. ‘Ditët e lavdishme po rikthehen,’ thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një ish-pilot MIG-ësh në pension.

Shqipëria komuniste kishte një forcë ajrore të mrekullueshme, por për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mungesës së parave, në vitin 2005 u ulën edhe MIG-ët e fundit. Në Kuçovë ato qëndrojnë të braktisur mbi goma të shfryra.

Mbishkrimet mbi serbatorët e karburantit të kujtojnë vitet ’70, kur inxhinierë nga Kina formuan avionët MIG, që ishin dërguar me pjesë prej andej. Ishte koha kur burra si zoti Vangjeli u trajnuan aty. Tashmë forca ajrore shqiptare fluturon vetëm helikopterë. Kuçova pret vetëm ndonjë aeroplan bujqësor dhe pak vizitorë ushtarakë. Baza mbetet e hapur për raste emergjencash.

Image

Një ekip i NATO-s po shqyrton se si do të investojë rreth 50 milionë dollarë në fazën e parë të përmirësimit të bazës. Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pasi braktisi Traktatin e Varshavës në vitin 1968, pas vitesh me mosmarrëveshje me Rusinë.

Plani i aleancës nuk është që të vendosë avionët aty përgjithmonë, por që kjo bazë të shërbejë si një bazë operative për furnizim me karburant dhe për ruajtjen e municioneve në tunelet e epokës komuniste, të ndërtuara fillimisht me qëllim strehimin e 100 avionëve luftarakë.

Në vitet ’70, baza punësonte 3 mijë njerëz, thotë komandanti i saj, majori Arqile Olldashi. Tani numri është 110. Kjo, plus shkatërrimin e industrive komuniste, do të thotë që popullsia e Kuçovës është ulur nga 20 mijë në rreth 12 mijë.

Ende e dukshme është pista e parë, e ndërtuar nga një kompani italiane e naftës në vitin 1939. Vendasit shpresojnë se rivendosja e bazës do të thotë vende pune për ta. Në kulmin e saj, mesatarisht 25 fluturime zhurmonin brenda dhe jashtë çdo ditë.

Në vitin 1999, NATO fluturoi dronët nga baza gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë fuqimisht pro-amerikanë, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për kosovarët kundër serbëve në atë kohë.

Zyrtarët e NATO-s i minimizojnë raportimet se ata janë të shqetësuar se çfarë mund të bëjnë rusët në Ballkanin Perëndimor. Por paratë e thata që po investojnë hapur në Kuçovë, tregojnë të kundërtën.

Thelbi i ushtrisë shqiptare po restaurohet edhe në mënyra të tjera. Një stacion radar, i financuar pjesërisht nga Pentagoni, po ndërtohet në male; nga viti i ardhshëm ai do të fshijë pikat e zeza në aftësinë survejuese të NATO-s në Ballkan. Kjo, thotë Olta Xhaçka, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, do ta bëjë vendin e saj ‘syrin e rajonit’.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular