BallinaAktualitetPublikohet VIDEO/ Vrasja që tronditi Korçën, si u ekzekutua Altin Balliu

Publikohet VIDEO/ Vrasja që tronditi Korçën, si u ekzekutua Altin Balliu

spot_img
spot_img

Në një video të publikuar ekskluzivisht nga Report Tv është zbardhur momenti i vrasjes së Altin Balliut në 17 janar 2019 në qytetin e Korçës. Filmimi, i regjistruar nga kamera e një biznesi në Korçë, hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në ekzekutimin barbar të Altin Balliut, nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si “Geri Muçi”. Siç shihet në pamje grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime është me xhupin e kuq, ka qenë në rrugë dhe me një sjellje krejt normale.

Pasi shokët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe takohen, Altin Balliu dhe 4 shokët e tij hipin në makinën Benz, dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore dhe larguar në banesat respektive. Pikërisht në këtë moment afrohet një automjet tip “Golf 5” që drejtohej nga Olger Mustafa. Në një moment Mustafa zbret dhe i drejtohet derës së pasagjerit para të Benzit, ku është ulur Rigers Sinani, shoku i viktimës Altin Balliu. Pasi afrohet tek dera e Rigersit, ky i fundit dallohet që hap derën.

Më këto momente Olgeri e mbyll derën me forcë duke përdorur të dyja duart dhe më pas qëllon me grushte shokun e viktimës. Nga makina Benz dalin të gjithë personat që ndodheshin me të edhe Olgeri ikën me vrap në drejtim të makinës së tij. Viktima Altin Balliu del nga makina “Benz” në momentet që Olgeri ka qenë duke hipur në makinën e tij dhe asnjë moment nuk ka komunikuar apo të jetë konfliktuar me Olgerin.

Pasi Olgeri hipën në makinë fillon të ecë me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar, ku dallohet të godasë Benzin dhe më pas të përplasë një nga shokët e Altin Balliut, të cilin e ngre në ajër, mbi kofanon e makinës dhe largohet në një rrugë tjetër.

Viktima Altin Balliu në këto mente dallohet të jetë në pjesën e pasme të makinës edhe nuk ka kontakte me Mustafën. Si pasojë e goditjes së makinës dhe tentativës për ta shtypur një nga shokët e viktimës, të rinjtë kanë telefonuar policinë e Korçës lidhur me ngjarjen dhe kanë pritur derisa të vijnë uniformat blu. Por teksa qëndron në pritje të policisë, viktima Altin Balliu dhe shoku i tij Rigersi, janë sulmuar befasisht me levë hekuri nga Olger Mustafa.

Më pas Olgeri largohet nga rrezja e filmimit të kamerës, ndërkohë grupi i të rinjve së bashku me Altinin largohen edhe ata nga rrezja e filmimit duke hyrë në brendësi të pallateve të lagjes ku ndodheshin. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Olger Mustafa, shfaqet sërish në rrezen e filmimit, ku këtë herë vrapon dhe në dorë mban një pistoletë dhe fillon e qëllon drejt grupit të të rinjve, ku ishte dhe Altin Balliu.

Autori qëllon në drejtim të një ose më shumë personave, pa pasur një objektiv në kokë se cilin duhet të vriste në atë moment. Djemtë janë shpërndarë në mënyrë të çorientuar dhe se e gjithë skena nuk është filmuar më pas nga kamera pasi kanë dalë jashtë rrezes së filmimit. Rezulton se viktima ka vrapuar duke u rrotulluar rreth një pallati dhe shfaqet sërisht në rrezen e filmimit, ku duket qartë se ndiqet nga Balliu, i cili i afrohet dhe e qëllon Balliun me tre plumba dy në kokë dhe një në gjoks.

Në momentin e vrasjes së Altin Balliut nga Olger Mustafa, nuk ka pasur njeri, veç qytetarit Saimir Spaho, i cili ka shkuar tek viktima dhe ka filluar të bërtasë “… e vrau, e vrau djalin…”. Olger Mustafa kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga gjykata e Korçës, pasi në shkallën e parë ishte dënuar në nëntor 2010 me 12 vite burgim për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentative në dëm të qytetarit Marko Hysolli. Pas daljes nga qelia, sërish Mustafa përfshihet në një konflikt të dytë, ku për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri të riun nga Pogradeci, Altin Balliu. /Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular