Eshtë luajtur mbasditen e sotme, ndeshja mes Këlcyrës dhe Maliqit e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë.
Por, duket se vetëm futboll nuk është luajtur në këtë ndeshje, pasi ka pasur “luftë” dhe dhunë.
Kapiteni i Këlcyrës, Kule në minutën e 37-të të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq. Në nerva e sipër ai ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malesija dhe kjo duket në fundin e videos së mëposhtme.
Ndërkaq një futbolli i Maliqit u godit me grusht në fundin e ndeshje dhe është gjendje kritike për jetën.