Lëvizja më e re politike, “Nisma Thurje” ka nisur aksionin e saj në disa qytete të vendit, ndërsa gjatë aktivitetit në Gjirokastër, të mbajtur një ditë më parë, ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjioni.
Ka qenë vetë Gjoni ai i cili ka publikuar një foto në facebook nga aktiviteti. “Kënaqësi të jemi mes qytetarëve të Gjirokastrës bashkë me Rudina Hajdarin në takimin organizuar nga nismathurje”, ka shkruar ai në facebok
As Hajdari dhe as Gjoni nuk kanë komentuar në lidhje me qëllimin e pjesëmarrjes së tyre në këtë aktivitet, apo nëse ata kanë menduar t’i bashkohen lëvizjes së re politike.