BallinaAktualitetTërmeti/Regjistrohen 1330 pas lëkundje, eksperti: Pllaka e Adriatikut, një ndër 7 pllakat...

Tërmeti/Regjistrohen 1330 pas lëkundje, eksperti: Pllaka e Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë

spot_img
spot_img

Sipas ekspertëve, deri më tani janë regjistruar 1330 lëkundje tërmeti pas 26 nëntorit, por duhet ruajtur qetësia dhe s’ka arsye për panik.

Punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha është shprehur se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në ambientet e brendshme të laboratorit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, ku ka parë nga afër se si funksionon ky laborator dhe se si maten tërmetet.

Shqipëria sipas Hoxhës ndodhet në një zonë sizmike të lartë kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.

Aksinometria e termetit 6.4 ballë nuk është transmetuar në qendër pasi stacioni i Durrësit nuk ka bateri dhe shkëputja energjisë e beri të pamundur.

Ndalur tek stacionet sizmike rezulton se në të gjitha qytetet ka nevojë për investime, pasi për shkak të mungesës së sistemit të baterisë së matjeve aksionometrike në termetin 6.4 ballë në Durrës nuk është ruajtur për nevoja studimi.

Eksperti sizmiologjisë bën apel që në shkolla dhe kurrikula të flitet më tepër për tërmetin pasi njerëzit duhet të mësohen me këtë realitet që do të na shoqërojë gjatë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular