Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama ka dalë nga vetja në takimet me banorët në zonat e prekura nga tërmeti. I tillë ishte shpërtimi ndaj një vajze të re në zonën e ish-kënetës në Durrës e cila iu ankua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë “ai xhuxhi” duke iu referuar ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Kjo e ka tërbuar Ramën që ka kërkuar që ta largonin vajzën nga takimi duke e quajtur provokatore. Ai e justifikoi Dakon me argumentin se pallate bien edhe në Japoni.
Rama nevrikoset kur i shajne Dakon from Lapsi.al on Vimeo.
Një tjetër rast është ai me kryetarin e bashkisë së Tiranës erion Veliaj të cilit iu hakërrye gjatë një vizite në një familje në Tiranë. Shkak u bënë shkarravinat dhe dëmtimet në hyrjen e një pallati. “Do të çohesh në 4.30 të mëngjesit dhe do ta lyesh vetë” – ishin fjalët e Ramës.
Nuk duhet harruar as shtyrja që i bëri Erion Braçes në Lezhë të cilit iu drejtua me fjalët: “Ik andej, mos më rri mbrapa”.
Rast shpërthimi ishte edhe ai kur i barti një qeni që të pushonte se “nuk ia kishte ngenë”.
Një tjetër moment ishte ai me një banor të Durrësit i cili u ankua se nuk e lejonin me qen. Duke “dialoguar” me qenin, Rama ka nxjerrë edhe inatin me “analistët që nuk e kanë qejf”.
Rama me qenin from Lapsi.al on Vimeo.
Një tjetër moment është ai edhe me një tjetër banor tjetër të Durrsit që iu ankua se ia kishin çuar gruan në hotel pa dëshirën e tij. “O Zot! O Zot!” – mërmëriste Rama teksa largohej. ©LAPSI.al