BallinaAktualitetDebat i ashpër me zv.ministrin/Gazetari nxjerr videot: Njerëzit e parë i kanë...

Debat i ashpër me zv.ministrin/Gazetari nxjerr videot: Njerëzit e parë i kanë nxjerrë familjarët nga rrënojat

spot_img
spot_img

Debate të forta në studion e “Real Story” në News24 mes gazetarit Erjon Skëndaj dhe Zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Gazetari Skëndaj ka nxjerrë disa video të bëra më 26 nëntor në Thumanë. Ai thotë se personat e parë në orën 7 të mëngjesit janë nxjerrë nga familjarët.

Por kjo është mohuar nga zëvendës ministri Bejtja, i cili deklaroi se kanë qenë të gjithë aty dhe po punohej për nxjerrjen e personave nën rrënoja.

Sipas tij, po ‘i bëhet fresk’ ekipeve të shpëtimit të ardhura nga jashtë, ndërkohë që kanë nisur të vijnë sipas tij vetëm pasditen e 26 nëntorit.

Ndiqni debatet
Gazetari: Në orën 7 po nxirrnin njeriun e parë nga rrënojat në Thumanë familjarët e banorët. Nuk ka punonjës. nuk e nxjerrin ekipet por familjarët.
Zv.ministri Ilir Bejtja: Kemi qenë në orën 5. punonjësit aty kanë qenë. I kanë nxjerrë inertet me kova.

Gazetari: I kanë nxjerrë me batanije.
Zv.Ministri: I bëni fresk ekipeve që kanë ardhur nga jashtë shtetit. Kanë ardhur pasdite.

Gazetari: Kosovarët kanë ardhur në 12:00…Nuk bëhet kërkim shpëtimi duke qëndruar mbi rrënoja se shton peshën.
Zv.ministri: Po punohej. Në rrënoja punonin 2 familjarë dhe 3 njerëz të operacionit.

Gazetari: Pastrimi bëhet dorë mbi dorë.

Zv.ministri: Aty kemi qenë, është pastruar. I hiqni vlerat njerëzve.

Gazetari: Absolutisht fare. Ata kanë rrezikuar jetën nga mëngjesi deri në darkë por nuk i kanë shërbyer heqjes së inerteve.
Zv.ministri: Inertet hiqen me dorë. Nuk je ti ekspert.

Gazetari: A je ti ekspert? Hiqen dorë më dorë. Nuk e kanë fajin ushtarët por ata që nuk i kanë trajnuar.
Zv. ministri: E ke gabim, e kanë bërë. Zëvendësojnë njeri-tjetrin. Nuk e mohon dot operacionin.

Gazetari: Tullat duhet të vendosen njerëzit njëri pas tjetrit.
Zv.ministri: 5 kordonë.

Bozdo: Nderim dhe respekt për Forcat e Armatosura që me duar, me thonj e pa asnjë lloj mjeti…
Shënavlashi është një fshat që është në persekutimin tuaj. Ata që keni ndihmuar i keni anëtarë të PS.
Zv.ministri: Është një turp i madh kjo.

Bozdo: Njerëzit ishin të papërgatitur jo vetëm për mjetet por edhe përgatitje.
E dini që shqiptarët po kërkonin për të mbijetuar në një anë të godinës dhe kur erdhën kosovarët lëshuan qenin dhe nxorën dy të gjallë në anën tjetër. Nuk po themi që nuk vajtën ushtarët, aty vajti ushtria, policët që nuk kanë lidhje me këtë.

Zv.Ministri: Nuk më vjen turp që jemi rropatur e që kemi bërë aq sa mundëm. Mua më vjen turp që dëgjoj pse Edi Rama do ndërtojë 200 apartamente, maskara. Duke parë dokumentarët që i xhiron vetë është gjëja më skandaloze.
Bozdo: Keni një televizion nga mbrapa që bombardon. Ti shikon ERTV normal që je i dezinformuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular