orida Tabaku, ish-deputetja e PD, ka zhvilluar takime me biznesmenë të Tiranës, prej nga ka mësuar situatën reale me tën ata përballen pavarësisht një propagande të pareshtuar dhe të fuqishme.
“Sot shkuam të takojmë bizneset në qendër të Tiranës, pjesa e Pazarit të Ri, – shkruan tabaku në Fb. – Ajo çfarë dëshmuan ata ishte panorama e qartë e trishtë një shoqërie që varfërohet dhe nuk konsumon. Kur dëgjon për mbi 671 mijë shqiptarë që janë në varfëri ekstreme zona e Pazarit të Ri ta dëshmon me fakte dhe prova që asnjë propagandë dhe asnjë piskiamë qeveritare nuk mund ta zbehë.
Në çdo biznes që takuam shqetësimet ishin të njëjta; tatimorët si xhambazë që kërkojnë rryfshet ose të presin gjobën, kostot e larta që nuk përkthehet në të ardhura, mbi 35% e fitimit që shkon për pagesë taksash, konsumi në rënie aq sa dhjetë ditë përpara festës së ndërrimit të viteve konsumi është thuajse zero, sipërmarrës që tregojnë listën bosh të shitjeve prej dhejtë ditësh.
Varfëri dhe skamje që po prek bizneset e vogla dhe të mesme. Të gjithë koshient se do të paguajnë 1500 euro më shumë vitin e ardhshëm si gjobë për të ashtuquajturin projekt të fiskalizimit. Një kosto e çmendur që do të jetë në formën e taksës PPP. Asnjë biznes nuk merr shërbimet e kërkuara dhe as infrastrukturën. Krizë e thellë dhe një dëshpërim që ka nevojë për një ringritje.