Oscar Pistorious që ecën pa këmbët protezë dhe përmbytja e anijes “Costa Concordia”. Janë këto dy nga fotot e dekadës, por jo vetëm. Fotografët shpesh janë ata që vetëm me një shkrepje mbulojnë historitë e viteve të tëra, duke kapur imazhe të konflikteve të armatosura, katastrofave natyrore, vështirësitë e emigrantë e deri te dramat sportive. Më poshtë gjeni fotografitë më të mira që Reuters ka bërë që nga viti 2010 deri më 2019.
Imazhi i Oscar Pistorios, duke ecur pa proteza është cilësuar si një nga më të bukurit në botë.
Anija “Costa Concordia” e përmbysur vetëm në një anë pranë ishullit Giglio.
Pjesëtarë të minoritetit Yazidi largohen nga vendi i tyre për shkak të dhunës së Shtetit Islamik në vitin 2014.
Një burrë duke vrapuar në një shtyllë të lyer me vaj gjatë festës së Saint Julian në Valeta të Maltës.
Një demonstruese shikon oficerin e policisë gjatë protestave në shtator të 2016-s në Kili.
Zjarri përfshin një pemë në xhunglën e Amazonës, çka detyroi edhe fermerët të braktisnin tokat e tyre në Brazil në shtator të këtij viti.
Presidenti Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un shtrëngojnë duart në një takim historik.
Momenti ku ndaj ish- presidenti të FIFA-s Sepp Blatter hidhet një sasi parash.
Protestuesi ngre çadrat përballë gazit lotsjellës jashtë zyrave të qeverisë në Hong -Kong.
Ish-presidenti Barack Obama me anëtarët e sigurisë kombëtare teksa monitorojnë aksionin për të kapur Osama bin Ladenin.
Foto ajrore e katastrofës së shkaktuar në Filipine në nëntor 2013.
Protestuesit antiqeveritarë festojnë pasi Hosni Mubarak u dorëhoq si president.
Festa e ekipit francez pas fitimit të Kupës së botës, Rusi 2018.
Katedralja Notre Dame përfshihet nga zjarri në prill të 2019-s.
Protestuesi ngre lart flamurin e Venezuelës, ndërkohë që digjet një sallë gjyqi si pasojë e protestave kundër presidentit Nicolas Maduro.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama rregullon papjonin e bashkëshortit, atëherë presidentit Barack Obama. Foto e shkrepur në shtëpinë e Bardhë në shtator të 2015-s.
Pas një tërmeti në Mars të 2011-s, krijohet një valë e madhe që përfshin qytetin Miyako.
Një fëmijë fle në çantë në fshatin Beit Sawa, në lindje të Sirisë.
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange arrin në Gjykatën e Westminster pasi u arrestua në Londër