BallinaAktualitetHumbi të ëmën nga kanceri/15-vjeçarja mes lotësh: Mami punoi gjithë jetën për...

Humbi të ëmën nga kanceri/15-vjeçarja mes lotësh: Mami punoi gjithë jetën për atë shtëpi, tani na duket fatkeqe

spot_img
spot_img

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në programin ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan, solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të 15-vjeçares Xhesika. Ajo ka lindur dhe është rritur në Greqi, por fatkeqësia që i ndodhi e ndryshoi jetën e saj.

Para disa kohësh, nëna e saj u nda nga jeta si pasojë e kancerit. Në studio, Xhesika ka ardhur për të plotësuar dëshirën e nënës së saj sepse ajo kishte dashur të ishte pjesë e programit, por nuk mundi për shkak të sëmundjes. Mamaja e saj ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpi në Shqipëri, por nuk mundi ta gëzonte me familjen, dhe Xhesika në studio tregon se nga ajo shtëpi ka kujtime të këqija sepse nuk kanë hyrë për diçka të mirë.

Ajo e ka thirrur tezen e saj për ta falenderuar që i ka qëndruar dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë, por gjithashtu ka edhe një kërkesë për të.

Xhesika: Ka qenë ëndrra e mamit ta thërras këtu, por nuk munda ta bëj dhe thërrita tezen.

Ardit Gjebrea: Dëshira e mamit tënd ka qenë të vinte këtu?

Xhesika: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk munde dot?

Xhesika: Jo dhe thoshte nëse ti nuk më çon mundohu të çosh tezen se dhe ajo është një nënë e dytë për ty.

Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte të çoje tezen?

Xhesika: Sepse ajo më ka rritur, mami punonte shumë dhe kishte raste që unë e shihja 3 ose 4 herë në muaj. Por ajo më shikonte kur flija gjumë, se mbaronte punë në darkë ishte kuzhiniere. Tezja ka qenë shumë afër meje.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me mamin? Nga se u sëmurë?

Xhesika: Mbasi lindi vëllain tim, mbas një vit e gjysmë mami kishte shumë dhimbje në trup dhe ndihej shumë keq. Kujtonte se do ishin dhimbje të zakonshme dhe do kalonin. Në fakt nuk ishte ashtu, dhe pas një muaji, kishte shkuar në një qytet me tezen dhe dajon për ca punë dhe i ra të fikët. E çuan në spital dhe i bënë ca analiza. Kishte një sëmundje, ishte me kancer, edhe u ndjeva shumë keq, isha e vogël kuptova ca gjëra, siç kuptova këtë gjë. Të gjithë dajot më kanë ndihmuar shumë, por teze Vjollca ka ndenjur shumë afër mamit, mërzitet se ka dashur që në Shqipëri të vinte me mamin dhe të gëzohej për shtëpinë që mami bëri me lekët e veta. Babi na ndihmonte që të hanim dhe të paguanim gjërat në Greqi, kurse mami punonte që të bënim një shtëpi këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Ju e bëtë një shtëpi në Shqipëri?

Xhesika: Po!

Ardit Gjebrea: Mami ka punuar gjithë jetën për atë shtëpi?

Xhesika: Gjithë jetën!

Ardit Gjebrea:  E pa atë shtëpi?

Xhesika: E pa, por nuk hymë brenda. Tani për Krishtlindje, mami dëshiroi të hynim në shtëpi, por nuk u realizua kjo gjë që ka dashur. Nuk kam çfarë të them, jam mërzitur shumë.

Ardit Gjebrea: Cila ka qenë ëndrra e mamit?

Xhesika: Ëndrra e mamit ka qenë të hyjmë në shtëpi dhe të bëjmë shumë festa dhe gëzime për Vitin e Ri dhe mos kursejë asnjë lekë për shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Ju mamin e përcollët nga ajo shtëpi?

Xhesika: Po dhe ne nuk e shohim si shtëpinë tonë tani, se nuk kemi hyrë për një gjë të mirë dhe na duket shumë fatkeqe ajo shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pse e ke thirrur tezensot ?

Xhesika: E kam thirrur sepse jam mirënjohëse që më ka ndihmuar në shumë gjëra mua dhe mamin.

Ardit Gjebrea: Më duket se ke dhe një kërkesë për t’i bërë tezes?

Xhesika: Po! Dua që pas emisionit të hyjmë në shtëpi, të zbukurohemi dhe gëzohemi siç ka dashur mami.

Zonja Vjollca përlotet kur hyn në studio dhe shikon mbesën e saj. Në lidhje me kërkesën e Xhesikës, ajo shprehet: Tezja për ty do bëjë gjithçka, kam qenë jam dhe do jem deri në vdekje afër jush. Unë me fëmijët e mi nuk ju kam ndarë dhe as nuk ju ndaj deri në vdekje. Çfarë të kërkoni prej tezes, tezja do ju a dhurojë. /tvklan.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular