BallinaKryesoreBasha për "Wall Street Journal": Pse duhet të nisin urgjent negociatat

Basha për “Wall Street Journal”: Pse duhet të nisin urgjent negociatat

spot_img
spot_img

Mediat e mëdha ndërkombëtare, duke nisur nga Financial Times dhe Reuters, po pasqyrojnë atë që pritet të ndodhë nesër në Bruksel, kur do të prezantohet strategjia e re e zgjerimit.

Fillimisht pati raportime se strategjia e re nuk do të ofrojë ndonjë ndryshim thelbësor. Por FT shkruan se në fakt, tashmë çdo vend anëtar i BE e ka më të lehtë që të bllokojë procesin e negociatave me vendet aspirante.

Kurse gazeta e njohur amerikane, Wall Street Journal, shkruan se ky ngurrim i BE-së po krijon shqetësim në Ballkan. Shkrimi përqendrohet kryesisht në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, gazeta ka intervistuar edhe liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

“Në Shqipëri, lideri i opozitës, Lulzim Basha- që ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare me akuzat për korrupsion dhe mosrespektim të normave demokratike- tha se këto probleme e bejnë edhe më urgjente hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në”, shkruan gazeta.

“Argumenti ynë është se ky nuk është fundi, por fillimi i një udhëtimi të gjatë. Ky vend ka vuajtur shumë kur u harrua dhe u izolua. Shkëputja nuk funksionon, jo për Shqipërinë, as për Ballkanin Perëndimor,” tha Basha.

Kurse kryeministri Edi Rama tha se ne jemi pjesë e një trupi. “Nuk e di si mund të jetosh me veshkat në xhep. BE ka nevojë për Ballkanin për sigurinë e saj,” tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular