BallinaSocialeRëndohet trafiku në Kamëz nga 3 prilli deri më....., nisin punimet për...

Rëndohet trafiku në Kamëz nga 3 prilli deri më….., nisin punimet për Rrethrrotullimin

spot_img
spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia njoftuan sot se se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës në segmentin rrugor “Kryqëzimi Universiteti Bujqësor –  Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100”.

Për këtë arsye, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 3.4.2019 deri më datë 3.6.2019.

Punonjësit e ARRSH-së, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Nga ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimi në mënyrë rigoroze i sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

Punimet bëhen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular