Agron Kaftirani ishte i pari emigrant i kthyer nga Maqedonia që nisi karantinën në një hotel në Pogradec.
Ai do të qëndrojë aty për 14 ditë si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit dhe do ti duhet të paguajë 1500 lek në ditë vetëm për fjetjen.
Për ushqimin duhet të paguajë shtesë ose ta sigurojë nga jashtë hotelit.
Ora News gjeti familjen e tij në fshatin Bratomirë për të mësuar historinë e tyre.
Ata jetojnë në kushte të vështira.
Nëna dhe bashkëshortja tregojnë se mbijetojnë me pak bujqësi e paratë që Agroni siguronte nga puna sezonale në Maqedoni.
Por situata e krijuar nga koronavirusi i ka vënë në vështirësi. Agroni jo vetëm që nuk solli të ardhura për familjen, por tashmë janë në vështirësi për të siguruar pagesën e hotelit.
“S’kemi jo fare jo 300 mijë. Në dyqane marrim me borxhe” thone ata.
Në Pogradec aktualisht janë 4 emigrantë të karantinuar, ndërsa në Korcë 112.
Përvec 35 emigrantëve të cilëve shpenzimet do ti paguhen nga këshilli i diasporës, të tjerët duhet të paguajë vetë faturën e karantinimit të detyruar para se të kthehen në shtëpi