BallinaKryesoreShqipëria, një vend ku heshtin specialistët e bilbilojnë gjithologët/Nga Ilir Allkja

Shqipëria, një vend ku heshtin specialistët e bilbilojnë gjithologët/Nga Ilir Allkja

spot_img
spot_img

Ilir Allkja

Në morinë e gjithologëve e anal-istëve që përpiqen të apasionojnë shqiptarët me (pa) dituritë e tyre, po lexoja në një portal konstatimet e një drejtori periferik, i angazhuar në prodhimin e lajmeve dhe informacioneve të gjithçfarëllojshme !
E kam dëgjuar shpesh herë si urgjencolog, herë si psikolog, diku tjetër si neurolog e madje edhe si prokuror mjekësh.
Më së fundmi drejtorin e rilindjes e kemi parë shpesh të japë intervista si infeksionist , virolog e madje si epidemiolog , dhe po mundohet fort që t’i afrohet publikut me gjykimin e formimin e tij që çalon kudo , gjoja si nje specialist gjitholog !
Bravo, goxha protagonizëm i (pa) nderuar drejtor !
Gjykimit të tij personal, konkluzioneve me bazë mungesën e theksuar të njohurive në fushën e epidemiologjisë i shtohet zelli prej militanti protagonist për t’i shërbyer sa më shumë rregjimit të rilindjes, pasi kjo është kontrata për të cilën është emëruar .

Shqipëria ka plot epidemiologë të shquar, një pjesë e mirë e të cilëve kontribuojnë në Gjermani, Zvicër, Francë , USA etj, por ata jo vetëm që nuk ftohen , nuk ju krijohet terreni të kontribuojnë për vendin e tyre , por mbahen qëllimisht larg, sepse kjo qeverri , ashtu sikundër etërit e tyre i urren njerëzit e ditur e me integritet ndërsa çmon shërbëtorët injorantë!

Ky gjitholog vëren se dukuri të Sars-Cov2, paska shkaktuar sëmundjen e COVID-19. Gabon z. drejtor, Sars-Cov2, nuk shkakton sëmundjen e COVID-19 por është virusi Covid-19 që shkakton sëmundjen e SARS-Cov2 ( besoj ke mesuar disa fjalë anglisht; Severe acute respiratory syndrome coronavirus 2), është gjithmonë virusi që shkakton sëmundje e jo sëmundja shkakton virus, ok drejtor !

Une si mjek të keshilloj të lexosh më shumë, jo për gjë, por se vetem posti i drejtorit stë bën të mençur, duhet dhe leximi .

Drejtor duhet të dish që epidemiologjia është një guri i themeli në shëndetin publik, e jo gjithologjia, dhe janë epidemiologët ata që marrin vendimet e politikave dhe praktikave duke u bazuar në prova duke identifikuar faktorët e rrezikut për sëmundjen në përgjithësi e të SARS COV-2 në vecanti , jo siç vepruat ju, komiteti i ekspertëve, që përltahët kryeministrin e dalëduarsh në masat më represive që janë marrë në histori ndaj popullit shqiptar!

Ne nuk ju harrojmë, ky popull nuk harron, historia nuk ju harron drejtor , ju ja thelluat varfërinë, vuajtjet e skamjet këtij populli, ja morët shpresat duke u bërë kusilingë me çmendinën qeverisëse !

Epidemiologët dhe jo militantët, qofshin dhe mjekë , merren me hartimin, studimit, mbledhjen dhe analizën statistikore të të dhënave, interpretimin dhe shpërndarjen e rezultateve , përfshirë informimin e popullatës , kolegëve dhe rishikimin sistematik të rasteve dhe percjelljen e masave të keshilluar qeverisë.
Nëpër popullatë qarkullojne legjenda se juve, ekspertëve, jua cakton qeveria interpretimet e rasteteve e madje dhe numrin e testimeve, perqindjen e të infektuarve e madje dhe vdekjet! (!)

Sido që të shkruaj unë e kolegë të mij, që të parin kemi profesionin e jo partinë, gjithsesi ju do të përsoseni si shërbëtorë të rregjimit e jo të këtij populli të shumë vuajtur!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular