Kryetari i Partisë Demokratike,. Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton qytetarët shqiptarë ti bashkohen protestës së rradhës së opozitës, nesër, para kryeministrisë.
Sipas Bashës, Shqipëria si e gjithë Europa duhet të jetë motoja dhe arsyeja që nesër gjithsecili të jetë para selisë së kryeministrisë.
“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”, shkruan Basha në postimin e tij, duke shtuar edhe një video-promo.
Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 12. April 2019