BallinaAktualitetZYRTARE/Rritet numri i të infektuarve me COVID 19. Rastet e reja në...

ZYRTARE/Rritet numri i të infektuarve me COVID 19. Rastet e reja në 24 orë, harta e shpërndarjes

spot_img
spot_img

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 viktima, ndërsa në 425 teste janë konfirmuar 99 persona të infektuar me Covid-19.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44-vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.
Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia.

Rikujtojmë qytetarët se:
-Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
-Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
-Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
-Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.
-Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid-19.
-Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
-Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)
Testime totale-34175
Raste pozitive-3851
Raste të shëruara-2137
Raste aktive-1610
Humbje jete-104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë- 734
Durrës- 209
Shkodër- 199
Vlorë- 104
Lezhë- 86
Kukës- 55
Korçë- 50
Elbasan- 46
Fier- 42
Berat- 40
Dibër- 24
Gjirokastër- 21

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular