Ka vdekur në moshën 77 vjecare ne Zyrih, aktori Bruno Ganz, njoftuan disa burime. Ganz ishte një aktor i madh i kinemasë dhe i teatrit, shumë i dashur për publikun ndërkombëtar dhe i vlerësuar nga kritika.
I paharrueshëm mbetet interpretimi i diktatorit nazist, Adolf Hitler në filmin ”Rënia”, i vitit 2004. Kujtohen gjithashtu edhe filmat e tij “Miku amerikan”, 1977, dhe ”Qielli mbi Berlin”, 1987. Ai punoi me regjisorë si Eric Rohmer, Volker Schloendorff e Werner Herzog. Ganz ishte djali i një punëtori zviceran dhe i një nëne italiane.