Të gjithë deputetët e PD-së në Parlamentin e Shqipërisë do të firmosin një dokument me anë të të cilit do të japin dorëheqje vullnetare nga mandati i tyre.
Ky dokument do të firmoset edhe nga deputetët ma mandat, por edhe nga kandidatët që janë në listat e Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit.
Në tekstin e letrës së dorëheqjes nga mandati, theksohen pesë arsyet kryesorë të djegies së mandatit.
Letra thekson se vendi është në emergjence kombëtare për shkak të asgjësimit të demokracisë.
“Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare”, thekson letra e PD.
Teksti i letrës:
Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:
Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;
Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;
Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;
Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;
Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;
Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;
Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;