Presidenti Ilir Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare tre këngëtarëve të njohur nga Kosova.
Në listën me 19 persona të cilët kanë marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit, vihen re edhe këngëtarët kosovar Shyhrete Behluli, Mihrije Braha dhe reperi Gold Ag.
Të shumtë janë shqiptarë të Kosovës që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Prej muajsh apo edhe vitesh tashmë personazhet si Era Istrefi, Nora Istrefi, Getoar Selimi, Vesa Luma etj kanë pasaportë shqiptare dhe njihen si shtetas të Shqipërisë gjithashtu.