BallinaSportAllegri flet për 12 marsin: Do të jetë një mbrëmje e bukur

Allegri flet për 12 marsin: Do të jetë një mbrëmje e bukur

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit është shprehur  për “Sky Sport” pas fitores 1-0 në fushën e Bologna-s:

“Është normale që të kishim disa probleme pas ndeshjes me Atletico-n. Megjithatë, lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim para përballjes direkte me Napoli-n. Më pas do të luajmë kundër Udinese-s dhe do të presim Atletico-n më 12 mars, do të jetë një mbrëmje e bukur. Shpresojmë të rikuperojmë ndonjë lojtar”.

Në lidhje me pozicionin e Cancelo: “Me Lazio-n mungonin ka luajtur si mesfushor krahu në 20 minutat e fundit, sot e ka bërë nga fillimi dhe nuk ishte e lehtë. Ka luajtur mirë në disa momente, por është normale që të luajë më mirë si mbrojtës krahu, sepse ka më shumë hapësirë përpara”.

Për Atletico Madrid: “Do të përballemi me një Atletico akoma më të mbyllur dhe do të duhet të bëjmë një punë të mirë me pasimet, që duhet të bëhen me shpejtësi dhe saktësi. Sot nuk kemi qenë të saktë”.

Për gjendjen e skuadrës: “Do të jemi në formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e 12 marsit. Duhet të përmirësoj gjendjen e disa lojtarëve, më pas mund të bëjmë një katastrofë edhe në ndeshjen e kthimit, por nuk besoj. Do të jemi shumë të motivuar për atë ndeshje”.

Për sfidën me Napoli-n: “Do të jetë një përballje shumë e bukur mes vendit të parë dhe të dytë. Për ne do të jetë një provë e rëndësishme para sfidës me Atletico Madrid”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular