Mauro Ikardi që prej 14 shkurtit është jashtë fushës së gjelbër për shkak të një dëmtimi në gju. Ai do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke mbyllur kështu sezonin përpara kohe. Sipas Corriere Dello Sport ai me operacionin mbyll kështu edhe karrierën e tij me Interin.
Pas vendimit të klubit, raporti me sulmuesin është prishur dhe në merkaton e verës ai do të shqyrtojë të gjitha ofertat, të cilat kanë nisur të vijnë që tani. Juventus dhe Reali i Madridit janë në krye të listës, ndërsa Ikardit i duhet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.