Pas ikjes së deputetëve të opozitës nga Parlamenti, Edi Rama ka porositur deputetët dhe ministrat e tij të mos dalin në asnjë studio televizive me të ikurit.
“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet të ketë thënë Rama.
“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”, mësohet se është shprehur kryeministri.